
Marrëdhënia mes Mateos dhe Brikenës në “Big Brother VIP Albania” mund të jetë ende e papërcaktuar qartë brenda shtëpisë (sidomos pas deklaratave për “shokë”), por jashtë mureve, familjet duket se kanë nisur festën!
Shkaku i këtij afrimitet të papritur është bërë pikërisht “Boli”, arushi prej pelushi që u kthye në mollë sherri pasi Juela e hodhi në pishinë.
Pas incidentit ku Mateo u pa duke u kujdesur për arushin e lagur, llogaria e tij zyrtare në Instagram publikoi momentin. Pikërisht këtu ka nisur shkëmbimi i batutave që ka entuziazmuar rrjetin.
Familja e Brikenës, e cila menaxhon llogarinë e saj, ka reaguar fillimisht me emoji plot dashuri dhe emocione në postimin e Mateos. Por, vëmendjen e ka rrëmbyer motra e Mateos, Kejsi Borri.
Kejsi nuk i ka kursyer komentet me nota humori, duke iu drejtuar arushit si një anëtar i familjes: “Mraft pika halles për tyyy”.

Përgjigja nga llogaria e Brikenës ishte e menjëhershme dhe mjaft miqësore, duke e pranuar këtë “rol” të ri të motrës së Mateos: “Lum Boli për hallën”.

Për ta vulosur këtë aleancë familjare, llogaria e Mateos (e menaxhuar nga të tijët) ka replikuar duke premtuar “drejtësi” për arushin: “Se le halla bolin pa marre drejtesine qe meriton”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
