SHOWBIZ / E Premte 13 Shtator 2024, 15:03

Emina Cunmulaj feston ditëlindjen mes luksit dhe yjeve të ‘Hollywood-it’, nuk do ta besoni sa vjeçe mbush modelja

Modelja shqiptare Emina Cunmulaj ka festuar 40-vjetorin e saj me një festë të veçantë, të organizuar në një ambient të ngrohtë dhe miqësor. E rrethuar nga partneri dhe miqtë më të ngushtë, Emina shkëlqeu gjatë gjithë mbrëmjes me elegancën e saj natyrale.

Në mesin e të ftuarve specialë ishin edhe emra të njohur ndërkombëtarë, si këngëtari Marc Anthony dhe bashkëshortja e tij, modelja Nadia Ferreira, të cilët e bënë festën edhe më të veçantë.


Emina kishte veshur një fustan të zi chic, që theksonte hijeshinë e saj, ndërsa flokët e drejta dhe buzët e kuqe e plotësonin dukjen e saj klasike dhe tërheqëse. Kështu, Emina hyn në dekadën e saj të pestë me të njëjtën hijeshi që vitet, në vend ta zbehin, e kanë forcuar më tej.