SHOWBIZ / E Premte 27 Shkurt 2026, 12:12

Einxhel Shkira reagon pas deklaratës së Mirit për Selinën

Debati i ndezur pas deklaratave të Mirit, i cili pretendoi se Selin ka ndjenja për të, nuk ka mbetur vetëm brenda mureve të shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” apo te reagimi i familjarëve.

Situata ka tërhequr menjëherë vëmendjen e personazheve publikë, të cilët kanë nisur të mbajnë qëndrimet e tyre publike.

Pas reagimit të ashpër që familja e Selinës bëri në mesnatë— ku e cilësuan si të turpshme përpjekjen e 47-vjeçarit për të mbrojtur egon e tij duke aluduar për një vajzë 23-vjeçare— ka ardhur edhe reagimi i ish-banores dhe moderatores, Einxhel Shkira.

Në postimin zyrtar të familjes së Selinës, Einxhel ka lënë një koment të shkurtër, por pa nevojë për shumë fjalë për të kuptuar mesazhin: ajo ka komentuar me një foto që shkruan “do të vjell”.

Përmes këtij reagimi të drejtpërdrejtë, Einxhel ka shprehur hapur indinjatën dhe neverinë e saj ndaj veprimit dhe pretendimeve të Mirit, duke u pozicionuar qartë në mbështetje të Selinës dhe deklaratës së familjes.

Ky koment i saj ka marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve në rrjet, duke e vërtetuar edhe një herë se kjo dinamikë po shihet me mjaft kriticizëm nga publiku jashtë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE