SHOWBIZ / E Hënë 6 Nëntor 2023, 14:02

Egli flet për herë të fundit për Olsin dhe tregon tatuazhin që kanë bërë bashkë

E ftuar në “Jo vetëm modë”, Egli Tako foli për pasionin e saj për aktrimin, muzikën dhe palestrën, por nuk mund t’u shpëtonte edhe disa pyetjeve për lidhjen e saj tanimë të përfunduar me Olsi Bylykun. Duke treguar tatuazhet e saj, ajo rrëfeu se tatuazhin e parë e ka bërë kur ishte 18 vjeç dhe i ati nuk i foli dy muaj. Dhe ndërsa tregonte kuptimin pas tatuazheve që ka në trup, njëri prej tyre ishte një tatuazh çift që e kishte bërë me Olsin.

“Kam një tatuazh këtu poshtë (te këmba) që janë dallgët e detit dhe perëndimi. Unë e dua shumë perëndimin… Edhe pse ka qenë një tatuazh ‘couple tattoo’, tani është ‘single tattoo’, prapë bën shumë sens sepse perëndimi është pamja ime e preferuar në botë. Unë kam diellin, Olsi ka hënën”, -tha ajo. 

Për historinë e saj me Olsi Bylykun, ajo tha se çdo gjë ka mbaruar dhe nuk dëshiron ta prekë më si temë.