SHOWBIZ / E Diel 26 Maj 2024, 02:02

Egla Ceno fiton edicionin e tretë të Big Brother VIP Albania!

Maratona gjashtë orëshe televizive përfundoi pak minuta para orës 03 të mëngjesit të së dielës 26 maj me shpalljen e fituesit të edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania.

Egla Ceno është shpallur fituese e këtij edicioni duke qenë dhe fituese e çmimit të madh prej 100 mijë eurosh që mund t’i jepet në vijim.

Më herët u eliminuan Meritoni, Heidi dhe Romeo.

Në garën finale mbetën Egla Ceno dhe Julian Deda. /noa.al