
Ditën e djeshme një postim i bërë nga Loredana në Instagram la të kuptohej se ajo dhe Mozzik po mendojnë të bëhen sërish prindër. Reperja publikoi një foto të këpucëve të vogla të Hanës, krahas së cilës shkroi: “Kam nevojë për një bebush të dytë”.

Mirëpo, mesa duket nuk është vetëm “mendim” apo “dëshirë”. Çifti do të bëhen prindër për herë të dytë dhe lajmin e ëmbël e ka konfirmuar vetë Loredana.

