E njohur për ndërhyrjet ekstreme estetike, ndërron jetë Jocelyn Wildenstein e njohur si “gruaja mace”. Ishte partneri I saj që dha lajmin duke thënë se shkak ishte një emboli pulmonare.
E njohur me nofkën Catwoman, “gruaja mace”, për shkak të operacioneve të saj të shumta plastike, Jocelyn Wildenstein ka ndërruar jetë natën e Vitit të Ri në moshën 84-vjeçare.
Partneri i saj, Lloyd Klein, duke njoftuar lajmin tha se pasi mori "një sy gjumë të vogël" që të ishtë e freskën për natën e nëdrrimit të viteve mbylli syt përgjithmo nga një emboli pulmonare.
Ndërsa pak para vdekjes së saj, Jocelyn tronditi fansat teksa postoi një foto në Instagram duke zbuluar fytyrën e saj natyrale.
84 vjecarja gjendej shpesh në tabloidet e Nju-Jorkut për shkak të historive të stuhishme të dashurisë, ndryshimit drastik të pamjes dhe një dëmshpërblimi të madh që mori nga divorci i saj, ku mori 2.5 miliardë dollarë dhe 100 milion të tjera në vit për 13 vite rresht.
Wildenstein shpesh i mohonte ndërhyrjet estetike duke thënë se “sytë me formë si të maces” për të cilat ishte aq e famshme, ishin gjenetike apo se modeli i flokëve i ndryshonte pamjen. Por ndonjëherë, ajo linte të kuptohej diçka midis rreshtave.
Sytë e saj u tërhoqën gjithnjë e më shumë drejt tëmthave për t’u ngjarë felinëve, lëkura tendosej fort dhe mollëzat ishin gjithnjë shumë të ngritura lart.
Ajo iku nga kjo jet duke lën disa pikpytje si përshembul kush ishte mosha e saje vertet, zanafilla e fiksimit me macet dhe ku shkuan paratë që ajo fitoj nga divorci. Ajo kishte premtuar se do të rrëfente më shumë në një serial të realizuar që do të dilte në vitin 2023, por projekti s’është realizuar ende. Edhe pse në fund ajo s’e kishte problem nëse njerëzit s’e kuptonin. “S’kam asgjë për të provuar. Në fund, nuk më intereson”.