
Gazetarja Sidorela Gjoni vijon të jetë një nga emrat më të komentuar të ditëve të fundit në rrjetet sociale, pas debateve të forta që ka zhvilluar në ekran lidhur me çështjet që kanë dominuar aktualitetin në vend.
Mbështetja për të duket se po rritet nga dita në ditë. Edhe pse postimi i fundit në profilin e saj në Instagram daton prej muajit mars, kjo nuk i ka ndaluar ndjekësit e rinj që të rikthehen në publikimet e vjetra për të lënë komente dhe mesazhe mbështetëse.
Në postimin në fjalë vërehen qindra reagime pozitive, ku shumë përdorues vlerësojnë qëndrimet e gazetares dhe mënyrën se si ajo ka përballuar debatet e fundit televizive.
Disa prej komenteve më të pëlqyera nga përdoruesit janë bërë gjithashtu virale në rrjet. Një komentues shkruan: “Sidorela, komplimente për karakterin që tregove”, ndërsa një tjetër e cilëson atë si një gazetare “me integritet dhe profesionalizëm”.
Nuk kanë munguar as krahasimet me figura të tjera të ekranit. Në disa prej komenteve, ndjekësit shprehin hapur preferencën e tyre për Sidorelën, ndërsa kritikojnë qëndrimet e personazheve të tjerë publikë që janë përfshirë në debatet e fundit.
Paralelisht me reagimet pozitive, edhe numri i ndjekësve të saj ka njohur një rritje të ndjeshme. Në vetëm pak ditë, llogaria e gazetares ka kaluar nga rreth 32 mijë ndjekës në mbi 51 mijë, duke vijuar të fitojë mbështetës të rinj.
Rritja e angazhimit në profilin e saj dhe vëmendja që po merr në rrjetet sociale tregojnë se emri i Sidorela Gjonit mbetet një nga më të komentuarit e momentit, me publikun që vazhdon të reagojë ndaj çdo zhvillimi që lidhet me të, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
