SHOWBIZ / E Premte 13 Mars 2026, 14:02

E fundit: Gjykata merr vendimin e ashpër për Gjestin

Pas seancës dëgjimore të zhvilluar me dyer të mbyllura, Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendimin zyrtar për Besart Kelmendin, i njohur gjerësisht si Gjesti, lidhur me incidentin e rëndë të ndodhur në zyrat e kompanisë “Onima”.

Kërkesa e Prokurorisë është aprovuar plotësisht dhe trupi gjykues ka vendosur që ta lërë ish-banorin e “Big Brother VIP Kosova” prapa hekurave, duke i caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

Mbi reperin rëndojnë zyrtarisht tre akuza të rënda penale:

“Kanosja”
“Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”
“Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Pse u mor kjo masë e ashpër dhe pse nuk u la i lirë?

Në vendimin e zbardhur nga gjykata, sqarohet se paraburgimi është vlerësuar si e vetmja masë adekuate për të garantuar mbarëvajtjen e hetimeve. Gjyqtarja e procedurës paraprake ka argumentuar se ekzistojnë tre rreziqe konkrete nëse Gjesti do të hetohej i lirë:

Rreziku i ikjes (arratisjes).
Rreziku i ndikimit tek dëshmitarët e pranishëm gjatë sherrit.
Rreziku i përsëritjes së veprës penale.

Pavarësisht këtij vendimi, beteja ligjore nuk ka përfunduar. Pala mbrojtëse e reperit ka të drejtën e ankimimit në Gjykatën e Apelit, për të kërkuar një masë më të lehtë sigurie në ditët në vijim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE