
Moderatorja e njohur Arbana Osmani pritet të rikthehet fuqishëm në ekranin e televizionit, duke marrë drejtimin e formatit “Ferma VIP 3”.
Pas shkëputjes nga “Big Brother VIP Albania” dhe nisjes së projektit të saj personal, rikthimi i moderatores në një reality show të këtyre përmasave ka rritur menjëherë pritshmëritë e publikut.
Sipas burimeve ekskluzive për Iconstyle.al, spektakli është planifikuar të nisë transmetimin në muajin mars.
Përveç Arbanës në moderim, një rol kyç do të ketë edhe partneri i saj, Eduart Grishaj, i cili do të marrë përsipër regjinë e formatit, duke premtuar një qasje të re dhe dinamike.
Përpos dyshes së njohur, burimet flasin edhe për përfshirjen e Luiz Ejllit në një rol special, atë të “Kryeplakut” të fermës, ndonëse ky detaj mbetet ende i pakonfirmuar zyrtarisht.
Ndërkohë që përgatitjet për këtë projekt të madh kanë nisur, mbetet ende e paqartë nëse emisioni aktual i moderatores, “Mirëmbrëma Yje”, do të vazhdojë transmetimin paralel apo do të mbyllë sezonin për t’i lënë vend angazhimit në fermë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
