SHOWBIZ / E Shtunë 13 Qershor 2026, 19:07

E fshiu, por tepër vonë! Rogert Sterkaj ‘godet’ Luiz Ejllin, shkak protesta: “Dje, me një grusht”

Përplasja mes fituesit të “Big Brother VIP Albania 2”, Luiz Ejlli, dhe ish-finalistit të “Big Brother VIP Albania 5”, Rogert Sterkaj, duket se është larg përfundimit.

Raporti i tyre i tensionuar nisi që në muajin shkurt, kur Luiz Ejlli hyri për 72 orë në shtëpinë e BBVA 5. Në atë kohë, banorët nuk ishin në dijeni se ai do të qëndronte vetëm për pak ditë dhe e konsideruan si një konkurrent të rregullt.

Një nga personat që u përplas menjëherë me Luizin ishte Rogert Sterkaj. Debatet mes tyre u bënë shpejt pjesë e spektaklit, ndërsa tensionet arritën deri në përmendjen e partneres së Luizit, Kiara Tito.

Megjithatë, duket se mosmarrëveshjet nuk kanë mbetur brenda mureve të shtëpisë së famshme.

Së fundmi, Luiz Ejlli njoftoi se shumë shpejt do të publikojë një këngë të realizuar në mbështetje të protestuesve, një projekt që ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale.

Mes tyre ishte edhe një reagim i Rogert Sterkajt, i cili publikoi një postim në Instagram që më pas u fshi, por jo përpara se të fotografohej nga ndjekësit.

Në postimin e tij, Rogerti shpërndau një foto të Luizit gjatë një podcasti me kryeministrin Edi Rama, ndërsa mbi të shkruhej:

“Bjondi zbuloi se këngët anti-Rama marrin klikime. Pjesa tjetër shkruhet vetë. Nga artist në komentator brenda natës, është qesharake se si funksionon ndikimi/presioni!!!”.

Më tej, në të njëjtin postim shfaqej edhe mesazhi:

“Bjondo, më duket më pak si një këngë proteste dhe më shumë si një strategji marketingu për punën e re!!! Urime fratello!”

Në një tjetër pjesë të reagimit, Rogerti shkruante:

“Pardje me dy gishta, dje me një grusht në podcast me Ramën, sot i punësuar kundër Ramës & pasnesër me gishtin polic!!!”

Megjithëse postimi u fshi pas pak minutash, ai ka nisur të qarkullojë gjerësisht në rrjet, duke rikthyer sërish vëmendjen te raporti i tensionuar mes dy ish-banorëve të “Big Brother VIP”.

Mbetet për t’u parë nëse Luiz Ejlli do të zgjedhë t’i përgjigjet publikisht këtij reagimi, apo do të fokusohet te publikimi i projektit të tij të ri muzikor, i cili pritet të publikohet në ditët në vijim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE