
Eliminimi i Olës nga “Ferma VIP” vazhdon të prodhojë reagime të forta.
Pas daljes së saj nga shtëpia, si pasojë e një televotimi të hapur enkas nga produksioni pas ofendimit të rëndë drejtuar moderatores Arbana Osmani, llogaria e saj në Instagram është përditësuar me disa mesazhe të gjata nga familjarët.
Megjithatë, ky reagim duket se është fshirë shumë shpejt dhe nuk gjendet më në profilin zyrtar të ish-banores.
Në fotot nga Instastory që qëndruan shumë pak kohë online, familjarët theksojnë ngarkesën e paimagjinueshme emocionale dhe sulmin e pafund publik që është bërë drejt saj.
Ata i bëjnë thirrje rrjetit për më shumë maturi në gjykim, duke theksuar se askush nuk është i pafajshëm për të hedhur gurin e parë.
Në postime bëhet e ditur gjithashtu se Ola tashmë ndodhet e qetë pranë familjarëve të saj dhe u shpreh mirënjohje të gjithë atyre që e mbështetën në këtë pozicion të vështirë.
Por, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen në këtë seri postimesh të fshira, është një “thumb” i drejtpërdrejtë dhe mjaft i qartë i adresuar për Arbana Osmanin.
Kujtojmë se në mbrëmjen kur ndodhi incidenti i ofendimit, moderatorja vendosi ta mbyllte spektaklin me një mesazh për publikun: “Nuk ka rëndësi se çfarë ju thonë, por rëndësi ka si reagoni pasi jua thonë”.
Pikërisht këtë frazë kanë vendosur të përdorin familjarët e Olës në fund të reagimit të tyre, duke e kthyer atë në një sulm ndaj prezantueses dhe duke lënë të kuptohet se ajo nuk pati guximin të përballej vetë, por përdori fuqinë e produksionit për ta eliminuar.
“Mos harroni: Nuk ka rëndësi çfarë ju thuhet por si reagoni kur ju thuhet ?. Dikush reagon ballë për ballë, e vetme, e dikush nuk ka nevojën e as guximin ta bëjë këtë, por e bën përmes një skuadre që e ndjek nga pas!” – shkruhet në postimin përmbyllës të familjarëve, i cili më pas u zhduk nga rrjeti.
Ky reagim tregon se tensionet rreth këtij përjashtimi nuk janë fashitur ende dhe se pakënaqësitë ndaj mënyrës se si u menaxhua situata nga stafi i programit vazhdojnë të jenë të forta jashtë shtëpisë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
