SHOWBIZ / E Martë 7 Nëntor 2023, 00:12

‘E dija që do ta fitoja’, Arlindi habit me deklaratën pas fitores në Love Island Albania

Edicioni i parë i Love Island Albania, mbylli siparin mbrëmë, me çiftin triumfues Ueda dhe Arlind, të cilët rrëmbyen çmimin e madh prej 50 mijë eurosh.

“Falenderoj të gjithë ata që kanë mbështetur dhe e dija, e dija që do fitoja. Në këtë rast unë kam fituar dy çmime”, tha Arlindi pas fitores.

“U ndjeva e fituar edhe para fitores. Ka qenë si qershia mbi tortë. Erdha me një qëllim që doja një person të jetës dhe e gjeta tek Arlindi”, shtoi Ueda.