
Një moment tepër prekës është shënuar në Ferma VIP, ku Mimoza Ahmeti ka marrë një surprizë të papritur nga familja e saj.
Gjatë spektaklit, mbi fermë ka mbërritur një dron me një mesazh shumë të veçantë nga vajzat e saj.
Në pankartë shkruhej: “Mami të duam çmendurisht”, një dedikim që e preku thellë Mozën sapo e pa.
Reagimi i saj ishte i menjëhershëm, teksa nuk arriti të mbante lotët dhe u emocionua shumë për këtë gjest të bukur nga familja.
Mes emocionesh, ajo iu drejtua vajzave me fjalë dashurie, duke treguar se i mungojnë shumë gjatë qëndrimit në fermë.
Ky moment i ndjerë preku edhe banorët e tjerë, ndërsa në rrjet është komentuar gjerësisht si një nga skenat më emocionuese të ditëve të fundit në spektakël, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
