SHOWBIZ / E Mërkurë 6 Maj 2026, 09:09

"Do largohem nga Shqipëria/"- Ola hap zemrën te Vanesa pasi ofendoi Arbana Osmanin

Pas përdorimit të fjalorit të papërshtatshëm ndaj moderatores Arbana Osmani, Fabjola Elezaj ka ndarë me banorët e tjerë pritshmëritë e saj mbi pasojat e kësaj ngjarjeje.

Gjatë një bashkëbisedimi me Vanesën, ajo ka analizuar situatën e krijuar dhe mundësinë e përfundimit të rrugëtimit të saj në formatin televiziv gjatë transmetimit të radhës.

Elezaj ka theksuar se është e vetëdijshme për ndikimin negativ që ky episod ka lënë në imazhin e saj publik në Shqipëri. Ajo shpjegoi se largimi nga gara tashmë do të shoqërohet me etiketime nga ana e opinionit publik, një situatë të cilën e sheh si të pakthyeshme.

Si zgjidhje ndaj këtij presioni mediatik, ajo ka deklaruar se planifikon të zhvendoset në Milano, duke theksuar se atje programi nuk është i njohur dhe do të ketë mundësinë të vijojë jetën normalisht.

Lidhur me këtë situatë, ajo deklaroi:
Nëse dal të premten, nga këtu unë dap me damkë dhe e gëzofsha. Nuk kthehet mbrapa çfarë do që të bëj unë. Tashi i bue që unë vetëm me bo diçka 7 fish më të keqe që të harrohet kjo. Unë nga këtu dal me pullë, paketin, ambalazhim, dil jashtë tashi. Merri dhe nja 3-4 epitete me vete. [Nejse] unë se kam problem ja fus për Milano, nuk e njeh njeri fermën atje dhe vazhdoj jetën, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE