SHOWBIZ / E Martë 20 Dhjetor 2022, 01:01

Djali i Maradonës: Messi, ti e meritove më shumë se kushdo tjetër, babai im feston nga lart

Djali i Diego Armando Maradonës doli në rrugët e Napolit për të festuar fitoren e Argjentinës në Kupën e Botës.

36-vjeçari me postimin e tij në rrjetet sociale i pikoi mjaltë Lionel Messit, duke shkruar se babai i tij do të festojë nga parajsa.

“Argjentina është kampione e botës, jam i lumtur për ty Lionel Messi, sepse askush nuk e meritoi kupën më shumë se ti. Jam i lumtur për popullin tim, për vendin tim. Gjithmonë jam ndjerë argjentinas në zemër. Babai im po feston nga atje lart, ti nuk e di sa shumë dua të të përqafoj”. /G.D abcnews.al/

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dieguito El Tecla Junior (@diegomaradonajunior)