SHOWBIZ / E Hënë 20 Janar 2025, 14:02

“Dikush e goditi Martinin, dy ditë para ngjarjes” /Vrasja e Martin Canit, nëna e Luis Meçes shokon me deklaratën

Në emisionin Me Zemër të Hapur” të autores Evis Ahmeti në News24, është diskutuar  për ngjarjen e rëndë që ndodhi 2 muaj më parë ku 14 vjeçari Martin Cani humbi jetën pas konfliktit në shkollën 9 vjeçare Fan Noli , dhe ku shoku i tij Luis Meçe u plagos .

Në një lidhje telefonike, ka qënë dhe nëna e Luis Meçes e cila ka thënë versionin e saj të ngjarjes.

Sipas saj Luisi i kishte treguar se ditën e ngjarjes, të premten dikush kishte debatuar me Martinin  dhe e kishte goditur duke e gjakosur tek buza.Ajo shtoi se konflikti kishte ndodhur për shkak se autorët kishin bullizuar vëllain e viktimës dhe kishin lënë takim për tu sqaruar.

Nëna e Luisit theksoi se djemtë ishin shumë të urtë dhe familjet i kishin edukuar me norma shumë të mira.

” Djali im së bashku me Martinin ishin djem shumë të mire dhe të urtë. Ditën e ngjarjes  klinika më lajmëroi se  të dy  ishin rëndë dhe në gjëndje kritike për jetën. Luisi më kishte thënë që dikush ditën e premte , para ngjarjes e kishte goditur Martinin dhe e kishte gjakosur tek buza.

Konflikti kishte ndodhur për shkak se autorët kishin bullizuar vëllain e Martinit dhe ato kishin shkuar të sqaroheshin. Ai insiston se ditën e ngjarjes ishin dy persona që i goditën , jo një.” përfundoi nëna e Luis Meçes