
Prej disa muajsh ka sjellë në jetë djalin e saj të dytë dhe prej pak javësh ka nisur sezonin e ri të emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, megjithatë, Arbana Osmani e gjen kohën të bëjë edhe ato bisedat e shkurtra virtuale me ndjekësit, që tanimë i ka kthyer në traditë. Edhe kësaj radhe, ajo u është përgjigjur pyetjeve që i kanë mbërritur në Instagram dhe ka zbuluar disa gjëra që nuk i kemi ditur dhe as i kemi menduar ndonjëherë për të.
Arbana shfaqet gjithmonë e qeshur, pozitive dhe energjike, prandaj një prej ndjekëseve ka dashur të zbulojë “sekretin” e saj. Por si për të gjithë njerëzit, jo çdo gjë është siç duket. Edhe Arbana ka pasur momentet e saj kur jo çdo gjë ka shkuar mirë. Madje, ajo ka rrëfyer se dikur, në një moment të jetës së saj kur e shikonte çdo gjë të errët, ka bërë edhe terapi.
“Si ia del të mendosh pozitivisht dhe të mos kesh frikë?” ka qenë pyetja që i është drejtuar.
Ndërsa Arbana është përgjigjur:
“Ka pasur momente kur jo kam pasur frikë, por kam qenë e terrorizuar nga e ardhmja. Jo vetëm që s’kam menduar pozitivisht, por kam parë çdo gjë të errët. Dhe atëherë e kam kuptuar që kam nevojë për ndihmë, dhe në momente të caktuara, kam bërë gjëra të caktuara. Dikur jam lutur, dikur kam medituar, dikur kam bërë terapi e dikur kam folur me një mik. Por asnjëherë s’kam ndenjur në vend numëro. Asnjëherë nuk jam dorëzuar dhe s’kam pranuar që ‘ky është fati im’.” ,do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE.

