
Aktori dhe moderatori Jul Deda ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me protestat e fundit kundër qeverisë.
Ai shprehet se nuk e ka votuar kurrë Edi Ramën dhe se që prej fillimit ka qenë kritik ndaj qeverisjes së tij. Sipas Dedës, shumë nga ata që dikur e kritikonin për qëndrimet e tij kundër qeverisë, sot janë vetë në shesh duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit.

“Jam 100% dakord me këtë kërkesë, por nuk mund të kërkosh dorëheqjen e një pushtetari pasi me dorën tënde i ke dhënë pushtet absolut duke e votuar”, shkruan ai.
Në fund të reagimit, Jul Deda shpreh respekt për protestat dhe protestuesit që i konsideron të ndershëm, ndërsa thekson se nuk ka asnjë respekt për ata që i cilëson si “marksistë të maskuar si atdhetarë”.
Postimi i tij ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale dhe po shpërndahet gjerësisht nga ndjekësit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
