
Java që lamë pas solli një gëzim të madh në familjen e Blero dhe Eronita, të cilët mirëpritën në jetë djalin e tyre.
Ardhja e vogëlushit ka emocionuar jo vetëm prindërit, por edhe Tarën, vajzën e këngëtarit, e cila është bërë sërish motër e madhe.
Gëzimin për anëtarin më të ri të familjes, Tara e ndau edhe me ndjekësit në rrjetet sociale, duke publikuar një imazh të ëmbël të foshnjës së porsalindur.
Por ajo që ka prekur më së shumti zemrat e publikut ishte dedikimi i saj plot dashuri për vëllain e vogël.
“Mirësevjen në botë, vëllaçko i vogël. Ti je i dashuruar që tani më shumë nga sa do ta marrësh vesh ndonjëherë, dhe mezi pres të kaloj një jetë të tërë duke të mbrojtur, duke qeshur me ty dhe duke të parë duke u rritur. Të dua pafundësisht”, shkroi Tara.

Fjalët e saj kanë emocionuar ndjekësit, të cilët kanë reaguar me komente të shumta pozitive, duke vlerësuar lidhjen e veçantë mes motrës dhe vëllait që duket se ka nisur që në momentet e para, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
