SHOWBIZ / E Shtunë 25 Nëntor 2023, 13:01

Dasmë në BBVK, dy banorët kurorëzojnë dashurinë në martesë

Dy banorët e "Big Brother VIP Kosova", Iliarana dhe Adri kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me një ceremoni që është organizuar në prime e të premtes.

Çifti kanë udhëtuar deri në Klan Arena dhe janë pritur nga një zyrtar i gjendjes civile të Komunës së Ferizajit, ku edhe kanë bërë kurorëzimin.

Të pranishëm në kurorëzimin e tyre ishin edhe prindërit e çiftit.

Ata i thanë “Po” njëri-tjetrit e ku Adri dhe Ilirjana lidhen fatin e tyre për të jetuar së bashku përgjithmonë.

Pas kësaj ata janë kthyer në shtëpinë e Big Brother ku ka pasur muzikë me tupana dhe kanë festuar bashkë me banorët e tjerë. Në shtëpi ata i kanë vizituar edhe moderatorët e emisionit Jonida Vokshi dhe Alaudin Hamiti.