
Tashmë është kthyer në një traditë të pashkruar, por shumë të pritur: çdo sezon i “Big Brother VIP Albania” kulmon me një dasmë madhështore brenda mureve të shtëpisë.
Historia ka nisur me Donald Veshajn dhe Beatrix Ramosajn në sezonin e parë, për të vazhduar me kurorëzimin ikonik të dashurisë mes Luiz Ejllit dhe Kiara Titos në sezonin e dytë.
Tradita u pasua nga Romeo Veshaj dhe Heidi Baci në sezonin e tretë, ndërsa sezonin e kaluar protagonistë ishin Gjesti dhe Egli Tako.
Për këtë sezon të pestë, të gjitha sinjalet të çojnë drejt një çifti: Mateo dhe Brikena. Kimia mes tyre është e pamohueshme, dhe kjo u vulos mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit “Prime”. Mateo organizoi një surprizë romantike për Brikenën, duke marrë prej saj një “PO” të rëndësishme për të thelluar njohjen e tyre.
Megjithatë, produksioni dhe dinamikat e shtëpisë janë gjithmonë të paparashikueshme. Ekziston mundësia që, nëse romanca mes Mateos dhe Brikenës nuk avancon deri në altar, vëmendja të spostohet te një tjetër dyshe e komentuar: Gimbo dhe Selin.
Mbetet për t’u parë nëse do të kemi një dasmë romantike apo një celebrim strategjik loje, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
