
Kërkimi për 10 mijë eurot e groposura nga Agai ka ndezur menjëherë dinamikat në “Ferma VIP”, dhe i pari që ka hedhur dyshimet e forta se e ka zgjidhur këtë mister është Ilir Shaqiri.
Balerini ka trazuar sërish ujërat brenda shtëpisë, duke lënë të nënkuptohet se shuma e majme e parave mund të jetë zbuluar prej tij.
Gjatë një komunikimi me konkurrentët e tjerë, Iliri ka përdorur një ton misterioz dhe deklarata e tij i ka vendosur të gjithë në pikëpyetje: “Kam një surprizë për ju, të paparë. Do e merrni vesh kur të shkoni te stallat. Ju vazhdoni gërmoni.”
Kjo fjali ka krijuar menjëherë konfuzion të madh te fermerët, të cilët kanë mbetur të dyshimtë mbi vërtetësinë e situatës.
Aktualisht, nuk ka ende një konfirmim zyrtar nëse Iliri e ka gjetur vërtet vendndodhjen e saktë të parave të groposura te stallat, apo nëse po përdor një bllof strategjik për të ngatërruar banorët e tjerë dhe për t’i bërë ata të dorëzohen nga kërkimet e tyre.
Gjithçka pritet të qartësohet në orët në vijim ose gjatë spektaklit të radhës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
