SHOWBIZ / E Martë 2 Qershor 2026, 15:03

Ceremonia mortore e babait të Ilir Metës

Monika Kryemadhi ka marrë pjesë sot në ceremoninë e përcjelljes drejt banesës së fundit të babait të Ilir Metës. Rexhep Metaj do të prehet në varrezat e fshatit Çepan në Skrapar.

Në ceremoninë mortore ka marrë pjesë edhe ish-presidenti i vendit, Ilir Meta, të cilit i është dhënë leje nga SPAK që të lërë ambientet e paraburgimit dhe t’i japë lamtumirën të atit. Siç u raportua edhe më herët, Meta u shoqërua nga forca të shumta të policisë së burgjeve.

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka mbërritur së fundmi në fshatin e tij të lindjes, në Çepan të Skraparit, për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait të tij, Rexhep Meta. Këto janë momentet kur furgoni i Drejtorisë së Burgjeve me Metën brenda mbërrin në fshatin Çepan të Skraparit, aty ku po zhvillohet ceremonia mortore.

Ilir Meta ka përfituar leje të posaçme nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për të marrë pjesë në ceremoninë mortore dhe në pritjen e ngushëllimeve të organizuara nga familjarët. Pas afro dy vitesh në paraburgim, kjo është hera e parë që ai del jashtë ambienteve të qelisë, përveç paraqitjeve në seancat gjyqësore.

Ish-presidenti është shoqëruar nga forcat e Drejtorisë së Burgjeve gjatë lëvizjes së tij drejt Çepanit, ndërsa leja e miratuar parashikon pjesëmarrjen e tij në ceremoninë e varrimit dhe në drekën e organizuar më pas.

Sipas burimeve, pas përfundimit të ceremonive, Meta pritet të rikthehet në ambientet e paraburgimit në përputhje me kushtet e lejes së dhënë. Gjithashtu, është parashikuar që ai të dalë sërish të nesërmen për disa orë, për të marrë pjesë në pritjet e ngushëllimeve që do të zhvillohen në Tiranë.

Rexhep Meta ndërroi jetë një ditë më parë në moshën 83-vjeçare. Miq, familjarë janë mbledhur këtë të martë në Skrapar për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait të ish-presidentit Meta i cili prej tetorit të vitit 2024 është duke qëndruar në qeli, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE