SHOWBIZ / E Enjte 20 Prill 2023, 21:09

Butrint Imeri "sulmon" Kiarën dhe Luizin? Këngëtari publikon fotot e veçanta me modelen joshëse

Butrint Imeri është në përgatitje të projektit të ri muzikor dhe këtë e kemi zbuluar përmes pamjeve nga xhirimet e videoklipit në Kroaci.



Fillimisht ai publikoi një video ku shihej shumë i afërt me një vajzë të panjohur dhe u aludua për lidhje të re. Shpejt u mësua se bëhet fjalë për protagonisten e klipit të ri. Por Butrinti ka ‘ngacmuar’ sërish.

Ai ka hedhur pamje të reja me bukuroshen brune ku prapë shihet afërsi e madhe mes tyre.

 


Të shumtë kanë qenë edhe mendimet se Butrinti këto po i bën për "inat" të Kiarës dhe Luizit.

“Erdh pranvera, çeli qershia”, ka shkruar këngëtari sipër imazhit teksa shihej I veshur me stil, bluzë të bardhë kombinuar me pantallona të kaltër dhe atlete.