
Blendi Fevziu është një nga personazhet më të dashur nga publiku shqiptar. Ai është prind i dy vajzave dhe ndonëse është i rezervuar për jetën private, herë pas herë ndan foto me të bijat.
I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Fevziu ka treguar se nuk e ka pasur shqetësimin për të pasur një djalë, madje kur ka zbuluar se fëmija i dytë është vajzë është gëzuar pa masë.
“Nuk e kam pasur shqetësimin për një djalë. Kur mora vesh që ishte gocë u gëzova se goca e madhe do kishte një shoqe jete. Marrëdhëniet e tyre janë shumë të mira se kanë 13 vite diferencë me njëra-tjetrën. E madhja e shikon si lodër, e vogla e shikon si një gjë normale, nuk kanë probleme. Me gocën e madhe nuk kam pasur shumë kohë të jem me të. Me të voglën mundohem t’i kushtojë edhe më shumë kohë, ndoshta edhe për shkak të moshës”, tha gazetari.
Më tej, sa i përket emisionit “Opinion”, i cili ka 26 vite në transmetim, Fevziu ka thënë që ka të ftuar që nuk i pëlqejnë, por i shërbejnë temës së caktuar.
“Ka të ftuar që nuk më pëlqejnë. Unë asnjë nuk ka që nuk marr. Çdo të ftuar do e marr, është në bazë të interesit të emisionit, edhe po të më kenë sharë, edhe po të mos i dua, do i ftoj”, u shpreh ai./abcnews.al
