LAJME / E Premte 10 Korrik 2026, 22:10

Kjo është Bardha që u vr’a nga burri për xhelozi

Një debat banal për motive xhelozie ka përfunduar në një tragjedi të rëndë familjare në Shkodër, ku një grua ka mbetur e vrarë me armë gjahu nga bashkëshorti i saj.

Mediat kanë publikuar së fundmi foton e viktimës, Bardhe Ziçi, e cila humbi jetën në mënyrë tragjike në pragun e shtëpisë së saj, pas një sulmi barbar nga i shoqi, Shtjefën Ziçi.

Gjithçka ka nisur brenda mureve të banesës, ku burri i ka kërkuar me ngulm bashkëshortes t’i jepte celularin, i shtyrë nga dyshimet dhe xhelozia e sëmurë.

Pas një debati të ashpër mes çiftit, situata ka degjeneruar me shpejtësi. Shtjefën Ziçi ka hyrë rrëmbimthi brenda në shtëpi, ka marrë armën e gjahut dhe ka ndjekur gruan, duke e qëlluar për vdekje pikërisht te porta e oborrit, pa i lënë asnjë mundësi shpëtimi.

Ndërsa autori i krimit tashmë ndodhet në duart e drejtësisë për këtë akt makabër, familjarët dhe të afërmit janë të mbytur në zi.

Sipas njoftimeve, e ndjera Bardhe Ziçi do të përcillet për në banesën e fundit ditën e nesërme në orën 12:00, duke lënë pas një dhimbje të madhe dhe një ngjarje që ka tronditur mbarë opinionin publik, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE