
Monika Kryemadhi ka parashtruar disa pyetje për ish-kreun e SPAK, Altin Dumani.
Sipas Kryemadhit, dosja prej 240 faqesh që është ngritur ndaj saj mbi bisedat telefonike, është e paligjshme.
Postimi i Kryemadhit
ZARF I ZI PËR SPAK-un e ALTIN DUMANIT
Pretendoni se keni ndërtuar një dosje prej 240 faqesh mbi bisedat e telefonit të Monika Kryemadhit.
See also “Kupola termike” përfshin Europën/ Temperatura deri në 40°C, alarm në disa shtete
Por lindin disa pyetje:
1- Me vendimin nr. 481, datë 17.12.2023, gjykata vendosi se telefoni nuk është i Monika Kryemadhit.
2- Atëherë, mbi çfarë provash mbështetet akuza?
3- Nëse, përkundrazi, pretendoni se telefoni është i saj, atëherë ku është autorizimi i kërkuar sipas nenit 73 të Kushtetutës dhe nenit 288 të Kodit të Procedurës Penale?
4- Me çfarë vendimi gjykate është hapur telefoni im?
Këto pyetje kërkojnë përgjigje të qarta. Shihemi ……, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
