
“Big Brother Vip 3” është në prag të nisjes së tij dhe të gjithë jemi kuriozë në lidhje me emrat që do të jenë pjesë e shtëpisë këtë edicion. E pikërisht kjo ka qenë tema e diskutimit në "Shqipëria Live" në Top Channel.
Në studio është diskutuar mbi emrat më të përfolur deri më tani për të qenë pjesë e lojës.
Të ftuarit në studio dhe moderatorët përmendën këtu emra si: Romeo Veshaj, Roza Lati, Olsi Bylyku. Ndërsa nga showbiz-i i Kosovës në qendër të aludimeve kanë qenë këngëtarja Vesa Smolica dhe moderatori Meriton Mjekiqi.
Gjithsesi ende asgjë nuk është e konfirmuar dhe duher të presim natën e madhe për të zbuluar kastin e plotë të BBVA3.
