SHOWBIZ / E Diel 28 Mars 2021, 23:11

Befason Ledri, zbulon dhuratën që i ka bërë Noizy

Ledri pranon këtë dhuratë nga Noizy. Dikur rivalë por tash shokë të mirë, deri në nivelin sa për njëri-tjetrin rezervojnë dhurata.

Ky është raporti sot i reperit Noizy dhe kolegut të tij Ledrit.


Ky i fundit, nga i pari ka pranuar dhuratë veshjet më të reja të koleksionit të fundit nga “Illyrian Bloodline”. Në postimin e bërë, Ledri është shprehur se është “fresh për verë”.

Mezi presim që t’ia shohim Ledrit veshur gjërat nga “Illyrian Bloodline”.