
Situata në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova” është tensionuar ndjeshëm pas shkeljeve të vazhdueshme të rregullores, duke detyruar Vëllain e Madh të marrë masa financiare ndaj të gjithë banorëve.
Kohët e fundit, disiplina brenda shtëpisë ishte cënuar rëndë, me raste të përsëritura të të folurit në vesh, lëvizjes pa mikrofon dhe përpjekjeve për të marrë informacion nga jashtë, duke shpërfillur paralajmërimet e produksionit.
Në një komunikim zyrtar të shoqëruar me video-prova, Vëllai i Madh veçoi Londrimin, Klodin dhe Elijonën si shkelësit më flagrantë.
Përballë kësaj situate, u komunikua vendimi për një ndëshkim kolektiv: nga çmimi i madh final janë zbritur menjëherë 10,000 euro.
Ky sanksion erdhi si një ultimatum për banorët, duke u bërë të qartë se në rast përsëritjeje, masat e radhës do të jenë edhe më të ashpra, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
