SHOWBIZ / E Premte 6 Shkurt 2026, 19:07

“Aty ku nisi gjithçka”/ Postimi i Stelinës me bashkëshorten dhe vajzën e Mirit që (Foto)

Ish-banorja e “Big Brother VIP 5”, Stelina Kurina, ka publikuar së fundmi disa fotografi që kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut.

Stelina ka publikuar në “Instastory” dy fotografi ku shfaqet së bashku me bashkëshorten dhe vajzën e këngëtarit të njohur, Armir Shahini.

Në postimin e parë, ish-banorja shfaqet me gruan dhe të bijën e Mirit dhe bashkëngjitur me të shkruan:

“Të gjithë bashkë me Xhiken tonë”.

Ndërkohë në foton e dytë, Stelina sërish është me të dyja, por kësaj radhe kanë dhe një banderole.

 

“Familja jonë e madhe. Patjetër në lagjen më të bukur të Tiranës, aty ku nisi gjithçka, Myslym Shyr”, shkruan Stelina krahas këtij postimi.

Kujtojmë se Miri dhe Stelina kanë treguar në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” që kanë një shoqëri të bukur bashkë. E kjo vërtetohet edhe nga raporti që ish-banorja ka me familjen e këngëtarit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE