SHOWBIZ / E Martë 6 Shtator 2022, 02:02

Armina Mevlani e thotë hapur: Do të doja ta përjetoja eksperiencën e shtatzënisë, por...

Armina Mevlani është një ndër personazhet më të ndjekur në rrjete sociale. Blogerja, e cila është në një marrëdhënie prej shumë vitesh me Shkëlzen Berishën, merr gjithmonë vëmendjen dhe sa i përket jetës private. Së fundmi, në një intervistë virtuale me ndjekësit, ka zbuluar planet për t’u bërë nënë.

Njëri prej ndjekësve e ka pyetur blogeren nëse është shtatzënë. “Akoma jo, së shpejti, do të doja ta përjetoja këtë eksperiencë në fakt”, është përgjigjur Armina. Kujtojmë që pak kohë më parë, duke iu përgjigjur ndjekësve, ajo zbuloi dhe se nuk e dinte se kush ishte Shkëlzeni kur është njohur me të.