SHOWBIZ / E Enjte 15 Janar 2026, 16:04

Argjira dhe Graciano do të bëhen prindër për herë të parë? Flet moderatorja

Thashethemet se moderatorja Argjira Spanca dhe partneri i saj, balerini Graciano Tagani, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, kanë “pushtuar” rrjetin orët e fundit. Por, para se urimet të vërshonin, vetë Argjira ka vendosur të sqarojë situatën njëherë e mirë.

Përmes një postimi në Instastory, ajo i ka dhënë fund aludimeve me një përgjigje të prerë, duke mohuar zërat për një shtatzëni aktuale.

Dua të sqaroj njëherë e mirë disa lajme që po qarkullojnë: nuk jam shtatzënë,” shkroi ajo.

Megjithatë, përgjigjja e saj mbartte emocione, pasi moderatorja nuk e fshehu dëshirën e madhe që ajo dhe Graciano kanë për të krijuar familje. Ajo theksoi se ky është një proces që i besohet kohës dhe fatit.

Ka gjëra në jetë që nuk i kemi ne në dorë,” u shpreh Argjira, duke kërkuar mirëkuptim për këtë temë delikate.

Në përmbyllje, ajo siguroi ndjekësit se kur ai moment i bekuar të vijë, nuk do ta mësojnë nga portalet, por nga vetë ata, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE