SHOWBIZ / E Diel 12 Korrik 2026, 18:06

Arbnora Ademaj beqare sërish, merr fund lidhja e saj e re

Modelja e njohur kosovare Arbnora Ademaj thuhet se i ka dhënë fund lidhjes së saj të dashurisë, vetëm disa muaj pasi u raportua për romancën e re.

Pak muaj më parë, ishte Prive që raportoi i pari se Arbnora kishte nisur një lidhje me një partner që nuk ishte shqiptar. Lajmi tërhoqi vëmendjen e publikut, pasi modelja kishte zgjedhur ta mbante marrëdhënien larg syrit të mediave dhe rrjeteve sociale, duke mos ndarë pothuajse asnjë detaj nga jeta e saj private.

Sipas informacioneve të publikuara së fundmi nga i njëjti burim, lidhja mes Arbnorës dhe partnerit të saj ka përfunduar.

Burime të cituara nga Prive bëjnë të ditur se çifti është ndarë pas një romance që zgjati vetëm disa muaj. Megjithatë, nuk janë bërë të ditura arsyet që çuan në përfundimin e lidhjes.

As Arbnora Ademaj dhe as personi i përfolur si partneri i saj nuk kanë reaguar publikisht lidhur me këto raportime, duke zgjedhur të ruajnë privatësinë.

Modelja ka qenë gjithmonë e rezervuar kur bëhet fjalë për jetën sentimentale, duke preferuar që momentet personale t’i mbajë larg vëmendjes së publikut.

Deri në një konfirmim zyrtar nga vetë protagonistët, raportimet për ndarjen mbeten të bazuara në burime mediatike, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE