SHOWBIZ / E Mërkurë 27 Maj 2026, 03:03

“Alketa dhe Grida ikona dhe me klas”/ Flet grimerja: Luana Vjollca nuk më pëlqen fare!

Grimierja shqiptare Sonila Velja, e cila ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në Itali duke bashkëpunuar me emra të njohur ndërkombëtarë si Monica Bellucci dhe Belen Rodriguez, ka ndarë vlerësimet dhe kritikat e saj për dukjen e disa prej vajzave më të përfolura të ekranit shqiptar.

E ftuar në emisionin “Live From Tirana” në Top Albania Radio me moderator Ronaldo Sharkën, ajo ka analizuar stilin e grimit të personazheve publike.

E pyetur se cila nga moderatoret i pëlqen më shumë për mënyrën se si shfaqet në publik, Velja ka veçuar Alketa Vejsiun dhe Grida Dumën.

Grimierja ka shprehur vlerësim të lartë për to, duke i cilësuar si ikona të bukurisë dhe klasit në Shqipëri, si dhe ka pranuar se gjen frymëzim tek imazhi i tyre.

Nga ana tjetër, sa i përket personazheve që sipas saj e ekzagjerojnë me mbulimin kozmetik, ajo ka përmendur Luana Vjollcën.

Velja u shpreh se Luana ka mjaft tipare të bukura natyrale, por grimi që zgjedh të mbajë është i mbingarkuar dhe i rënduar jashtë mase.

Sipas grimieres, ky stil mjaft ekstravagant e zbeh bukurinë e saj natyrore, e cila do të dukej më mirë nëse do të kurohej me më shumë thjeshtësi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE