SHOWBIZ / E Diel 30 Maj 2021, 20:08

Albani i bën dedikimin më të bukur Miriamit në ditën e lindjes! Mësoni sa vjeçe mbush këngëtarja  

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj ndajnë momente nga përditshmëria e tyre, e nuk ngurojnë t’i shprehin fjalë të ëmbla njëri-tjetrit sa herë që i jepet mundësia.

Kështu ka bërë këngëtari i njohur në një nga fotografitë ku shfaqet me Miriamin. Kjo e fundit feston 36-vjetorin e lindjes, ndërsa Albani i shkruan:

“Gëzuar gjysma ime! Nuk mund të kisha përkrah në këtë jetë një bashkëshorte, shoqe dhe nënë më të mirë”.

Vlen për t’u përmendur se Miriam dhe Albani prej vitesh janë së bashku, e nga dashuria e tyre në jetë kanë ardhur dy fëmijë, Ameli dhe Duam.