SHOWBIZ / E Hënë 1 Shkurt 2021, 17:05

Aktori i madh Bujar Asqeriu “ia bën fora”: Del në krah të Bujar Leskajt në PD e Vlorës, në një takim elektoral dhe thotë: VLORA është e bojatisur, por e ndryshkur

Eshtë nga ata aktorë që kur flasin e bëjnë sallën të kumbojë fort. Ishte ndër të parët që foli edhe për prishjen e Teatrit. Por kësaj radhe, aktori i madh Bujar Asqeriu ka vrapuar drejt Vlorës, për të marrë pjesë në një takim elektoral të drejtuesit të qarkut Bujar Leskaj me shoqërinë civile, sic shkruan leskaj në rrjetet sociale.



E sikurse ka ndodhur në Tiranë në rreshtimin e disa artistëve në krah të Erion Veliajt, Bujar Asqeriu ka zgjedhur të jetë në krah të PD në Vlorë, pikërisht në qytetin që ka marrë më shumë investime nga qeveria në këto katër vite që kaluan, ku Lungomare apo Vlora e vjetër, mbeten ndër investimet më të dukshme.

Zoti Asqeriu që mban edhe titullin “Nderi i Kombit” foli për gjendjen në qytetin e Vlorës, Vlorën e fasadave dhe jo të thelbit; Vlorën e bojatisur, por të ndryshkur; theksoi nevojën e punës me përkushtim e ndershmëri, si edhe nevojën e afrimit dhe punës me elektoratin gri.