
Eliminimi i papritur i Akilit nga “Ferma VIP 3”, menjëherë pas sakrificës së tij për Gresën, la pa fjalë publikun dhe fermerët e tjerë.
Por, duket se drama rreth këtij televotimi nuk ka përfunduar me aq, pasi një detaj i ri po bën që rrjeti të ziejë nga aludimet dhe dyshimet se ai mund të mos jetë larguar përfundimisht nga gara.
Shkak për këtë valë teorish është bërë mungesa totale e aktivitetit të tij në rrjetet sociale.
Përpos atij reagimi të shkurtër dhe të menjëhershëm që dha në ambientet e jashtme sapo la fermën, janë bërë tashmë thuajse 24 orë që nuk ka asnjë shenjë publike nga ish-konkurrenti.
Kjo heshtje absolute është një lëvizje mjaft e pazakontë, duke marrë parasysh se banorët që lënë formatet e izolimit zakonisht rikthehen menjëherë në kontakt virtual me ndjekësit dhe mbështetësit e tyre.
Kjo “zhdukje” ka ngritur pikëpyetje të mëdha tek fansat, të cilët po dyshojnë se ai mund të jetë ende i izoluar në ndonjë ambient tjetër, në pritje të një rikthimi të mundshëm.
Tashmë sytë e të gjithëve janë përqendruar te prime-i i radhës, ku mbetet për t’u parë nëse e gjithë kjo situatë është thjesht një shkëputje e Akilit për qetësi personale, apo nëse produksioni ka rezervuar një surprizë të madhe që fshihet pas këtij largimi kaq të dyshimtë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
