SHOWBIZ / E Premte 10 Prill 2026, 10:10

Agron Llakaj: Ne bënim art, sot budallai është bërë i pari i fshatit. Të jesh injorant, sot është titull -

Ai është një ndër figurat më të rëndësishme të humorit shqiptar, aq sa nuk do të ekzagjeronim aspak po të thonim që Agron Llakaj është një ndër themeluesit e tij këto 30 vitet e fundit.

Një jetë në skenë, një jetë pranë publikut të cilin e ka bërë për vete me batutat e tij, duke na shkaktuar të qeshura pa fund, por edhe të përlotemi shpeshherë falë mjeshtërisë së paraqitjes së realiteteve paradoksale në të cilat jetojmë.

Artisti i madh vijon të na shtojë të qeshurat dhe të na zbukurojë mbrëmjen e së shtunës me “Al Pazar”, ekskluzivisht vetëm në ekranin e “Vizion Plus”.

Por si është për një aktor të jetojë dhe shpeshherë të mbijetojë në treg, në një kohë kur rrjetet sociale prodhojnë aq shumë komedinë të vetëshpallur?

I ftuar ditën e djeshme në studion e Brikena Priftit, ai foli për këtë temë dhe më konçiz dhe të drejtpërdrejtë se kaq, zor se mund ta kishim dëgjuar ndonjëherë.

 

“Budallain në fshat nuk e njihte njeri dhe doli Facebook-u, Instagram-idhe Tik Tok-u dhe u bë i pari i fshatit. Unë kam një personazh në “Al Pazar” çfarë ka ky të veçantë? Ky është budalla mo, çfarë thua! Të jesh budalla është titull sot”,- tha Llakaj, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE