SHOWBIZ / E Shtunë 23 Maj 2026, 16:04

Afrimiteti i Indrit me Klevisën, reagon Vanesa

Lidhja e krijuar brenda “Ferma VIP” mes Vanesës dhe Indritit po përballet me provën e saj të parë të vërtetë.

Hyrja e banores më të re, Klevisës, dhe zbulimi i njohjes së tyre të vjetër në Itali, ka sjellë një afrim të shpejtë mes saj dhe Indritit, duke u kthyer në kryetémën e ditëve të fundit në rrjet.

Të gjithë sytë ishin drejtuar nga Vanesa për të parë reagimin e saj pas këtyre skenave, dhe ajo ka zgjedhur të mos heshtë, por ta bëjë këtë me mjaft klas.

Përmes një videoje të ndarë në llogarinë e saj në rrjetet sociale, ish-banorja shfaqet mjaft e qeshur, e lumtur dhe duke kërcyer, duke treguar se nuk po e lë veten të ndikohet nga situatat brenda fermës.

Megjithatë, ajo që ka marrë gjithë vëmendjen e ndjekësve është shënimi që ka zgjedhur të vendosë mbi video, i cili është lexuar si një përgjigje e pastër dhe e prerë ndaj asaj që po ndodh: “Grace over noise. Always” (Eleganca përmbi zhurmën. Gjithmonë) do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE