SHOWBIZ / E Enjte 26 Shkurt 2026, 23:11

"A të jep nana në Kosovë?"/ Pas motrës së Gimbos, vjen REAGIMI i vëllait të Selin

Afrimi mes DJ Gimbos dhe Selin në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka marrë vëmendje jo vetëm brenda formatit, por edhe jashtë tij, duke përfshirë familjarët e dy banorëve.

Pas një reagimi të motrës së Gimbos në rrjetet sociale, ku ajo iu përgjigj pozitivisht një komenti të një faqeje fansash lidhur me mundësinë që nëna e tij ta “jepte Selin” në Kosovë, ka ardhur edhe një reagim nga ana e familjes së banores. Vëllai i Selin, Onno, ka replikuar me humor në Instagram, duke shkruar: “Mesa di unë nuk pytet nana.”

Shkëmbimi i batutave mes familjarëve ka shtuar interesin e publikut, duke krijuar një dimension paralel me dinamikat që zhvillohen brenda shtëpisë.

Ndërkohë, Gimbo dhe Selin vijojnë të qëndrojnë pranë njëri-tjetrit në lojë, ndërsa ndjekësit spekulojnë nëse afrimiteti i tyre do të marrë një drejtim më romantik apo do të mbetet thjesht një simpati e momentit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE