SHOWBIZ / E Shtunë 20 Qershor 2026, 19:07

A i dha fund moderimit të Ferma VIP? Reagon njëherë e mirë Arbana Osmani

Mungesa e saj në “Post Ferma VIP”, si edhe në festën e organizuar pas finales së madhe, ka nxitur prej ditësh aludime se Arbana Osmani mund të ketë mbyllur përfundimisht kapitullin e saj me spektaklin.

Megjithatë, një veprim i moderatores në rrjetet sociale duket se ka hedhur poshtë këto pretendime.

Vetëm një ditë më parë, Arbana ka shpërndarë në InstaStory promovimin e “Post Ferma VIP”, duke etiketuar faqen zyrtare të programit dhe moderatorin Florian Agalliu.

Në videon e publikuar shfaqen momentet finale të spektaklit, ndërsa Arbana i ka dhënë mbështetje të drejtpërdrejtë programit edhe pse nuk ishte e pranishme në ekran.

Ky veprim është interpretuar nga ndjekësit si një sinjal i qartë se raportet e saj me formatin mbeten të mira, pavarësisht zërave që kanë qarkulluar së fundmi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE