SHOWBIZ / E Mërkurë 18 Qershor 2025, 01:01

“A do dashuroje një njeri që s’ka famë, s’ka kushte?”/ Lei Kraja u përgjigjet ndjekësve: Nuk ja lejoj vetes që të kem…

Moderatorja e njohur, Lei Kraja, ka bërë së fundmi një bashkëbisedim virtual me 230 mijë ndjekësit e saj në “Instagram”.

“Më dërgoni mesazhe anonime”, ishte kutia që Lei la për ndjekësit e saj në “Instastory”.

Fansat nuk i kanë kursyer pyetjet për moderatoren, pasi kanë qenë kuriozë si për jetën e saj personale ashtu edhe profesionale.

Dikush i ka bërë një pyetje në lidhje me personin që Lei mund të dashurohet.

“A do ishe dashuruar me një njeri të thjeshtë, që s’ka famë, s’ka ekonomi të lartë, s’ka kushte, thjeshtë 1 njeri me 1 rrogë si shumica?”, ishte pyetja që iu drejtua moderatores.

Kjo e fundit nuk ngurroi që t’i përgjigjej dhe e lidhi me kërkesat që ajo fillimisht ka nga vetja e saj.

“Do ta jap kështu përgjigjen. Unë për veten time kam kërkesa. Nuk ja lejoj vetes sime që të kem vetëm një rrogë. Duhet të bëj shumë gjëra nga ana e punës në mënyrë që të kënaqem ashtu siç duhet. Punoj online, në Instagram, në projekte”, u shpreh Lei Kraja, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE