SHOWBIZ / E Martë 14 Mars 2023, 13:01

“ Kemi me ta hek kokën e vajzës”/ Fjolla Morina shpërtheu në akuza ndaj Fisnik Sylës dhe kërkoi mbrojtje publike nga autoritetet, reagon menjëherë ish-bashkëshorti: Shpifje për dëmtim imazhi, më vjen keq për gjendjen e...

Këngëtarja e njohur Fjolla Morina akuzoi ish- bashkëshortin e saj Fisnik Syla, për dhunë ndaj saj dhe vajzës si dhe hakmarrje e mashtrime. Akoma dhe më shumë u agravua situata kur vetë Morina ka kërkuar ndihmë publike ndaj autoriteteve për mbrojtje, duke thënë se Syla ka ushtruar dhunë psikologjike dhe presion e duke e quajtur edhe kriminel.

Kaq ka mjaftuar që Fsnik Syla të bëj reagim të menjëhershëm duke hedhur poshtë  të gjitha akuzat dhe janë thënë vetëm për dëmtim imazhi, mësohet të ketë thënë, ish- bashkëshorti saj.

Në një prononcim për mediat,  Fisniku tha se këngëtarja tentoi për muaj të tërë, me çdo kusht, që të ribashkohet me të dhe se kur e pa që nuk mund t’ia dalë, filloi me publikimin e videove në rrjetet sociale.

“Pasi tentoi në të gjitha mënyrat që unë t’i rikthehem prap asaj dhe kur e pa që nuk ka më sukses dhe se kjo s’do të ndodhë kurrë, filloi të shpifë gjëra jo të vërteta. Dhe t'ju them të drejtën, ato që thotë ajo më duken si përralla qesharake. E zbuloi një ‘qendër të krimit’ që sipas saj aq të fuqishme, duke i pasur nën ndikim edhe policinë, burgjet, shtetin madje edhe Ambasadën Amerikane.

Çfarë të them tjetër përveçse shpreh keqardhjen time për gjendjen e saj emocionale dhe shumë jo-stabile që nuk din as vetë se çfarë dëshiron e për çfarë flet. Mua ma ka dërguar një bisedë një person shumë i afërt i saj, të cilën e ka porositur që të më provokojë mua dhe që të merr vesh përmes saj se a e dua unë ende Fjollën? Por kam edhe shumë të tjera, video, shkrime, mesazhe e dëshmi të tjera për t’i publikuar nëse do të jetë e nevojshme ndonjëherë”, përfundoi Fisnik Syla.