LAJME / E Martë 7 Korrik 2026, 19:07

Sot duhej të frynte qirinjtë e tortës, fjalët e ndjera të bashkëshortes për politikanin e ndjerë: “FESTOFSH…”

Nëse zemra e tij nuk do të kishte ndalur së rrahuri rreth dy vite më parë, sot Gerti Bogdani do të frynte qirinjtë e tortës krah dashurisë së tij të jetës, Edlirës dhe dy engjëjve të tyre. Por fati i keq e deshi që atë ditë shtatori të vitit 2024 të rrihte tik taku i tij i fundit, duke lënë në dhimbje familjarë, miq e kolegë të shumtë që ai i kishte fituar gjatë jetës.

E në këtë ditë që dikur në familjen Bogdani ishte festë, sot kanë mbetur vetëm kujtimet! Ka qenë Edlira Çepani ajo e cila ashtu sikurse çdo herë ka shkruar disa fjalë zemre për bashkëshortin e saj, babain e fëmijëve dhe shokun e jetës me të cilin qeshi, qau dhe u rrit.

“Festofsh me engjëjt atje ku je”, shkruan mes të tjerave Edlira, duke treguar kështu se malli për të rritet çdo ditë dhe më shumë, dhe se “koha shëron plagët” nuk është gjë tjetër veçse një shprehje e vjetër.

Të rrallë janë njerëzit që impaktojnë për mirë këdo që takojnë në jetë dhe ti ishe njëri prej tyre! Ne do të kujtojmë e do të festojmë veç ditëlindje për ty, drita jonë.

Festofsh me engjëjt atje ku je, ndërkohë që ne vazhdojmë ta falënderojmë Zotin gjithmonë për çdo ditë që patëm fatin të të kishim fizikisht me ne! Të kemi në zemër çdo ditë derisa të ritakohemi sërish.

Gerti Bogdani, politikani i denjë, “tironsi” i mirë, babai shembullor i Ajrës dhe Reinartit u nda nga jeta papritur më 18 shtator të vitit 2024, në ambientet e Hotelit “Rogner” në Tiranë, teksa ndodhej në shoqërinë e kolegëve dhe miqve për të marrë pjesë në një takim.

Fatkeqësisht, ai pësoi një goditje të papritur në zemër. Ndonëse u largua me shpejtësi në spital, mjekët nuk arritën që ta shpëtonin. Gerti Bogdani la pas bashkëshorten e tij, Edlira Çepani, dhe dy fëmijë të mrekullueshëm, Ajrën dhe Reinartin, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE