Sheshi “Skënderbej” kthehet në arenë lufte, fishekzjarre, molotov, tym dhe gaz mes policisë dhe protestuesve
Nga Class•
20 October 2026

Protestuesit janë grumbulluar sërish në sheshin “Skënderbej”, në qendër të Tiranës,
pas lëvizjeve në disa zona të kryeqytetit të ndjekur nga forcat e policisë.
Më herët, turma u zhvendos nga Unaza e Vogël drejt sheshit “Avni Rustemi”,
ku protestuesit u ndoqën nga uniformat blu.
Aktualisht, protestuesit po hedhin kapsolla, ndërsa policia po kundërpërgjigjet me gaz lotsjellës.
Protestuesit po shkulin edhe pllakat në qendër të sheshit për të sulmuar mjetet e Policisë së Shtetit dhe ministritë.
Efektivët kanë krijuar një barrierë, me qëllimin për të mos lejuar protestuesit që të marshojnë në bulevardin Dëshmorët e Kombit.



