Kaosi dhe dhuna nuk ndalon në rrugët e Tiranës, Edi Rama largohet të enjten nga vendi!

Nga Class• 20 October 2026

Kaosi dhe dhuna nuk ndalon në rrugët e Tiranës, Edi Rama largohet

Në një kohë kur Shqipëria po përballet me protesta kundër qeverisë,

 kryeministri Edi Rama pritet të udhëtojë më 22 tetor drejt Malit të Zi.

Kreu i qeverisë shqiptare do të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit,

që do të zhvillohet në Miloçer, pranë Budvës,

ku do të jetë i pranishëm edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Në tryezë pritet të ulen gjithashtu kancelari gjerman Friedrich Merz, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski dhe ai i Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Sipas agjendës paraprake, mbërritja e liderëve dhe deklaratat për mediat janë parashikuar të nisin në orën 09:30, ndërsa punimet e samitit në orën 10:20. Pjesë e takimit do të jetë edhe komisionarja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, e cila pritet të zhvillojë takime me zyrtarët malazezë, me fokus procesin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe reformat që duhet të ndërmarrë vendi.