Përpos njohurisë universale, jashtëqitja është një temë shumë tabu, që për arsye të ndryshme nuk flitet shumë për të. Kjo është arsyeja pse shumë prej nesh nuk ja kanë idenë e asaj çfarë është normale, anormale, dhe “më duhet një doktor” kur vjen puna te lëvizjet e zorrëve. Kjo është absolutisht tragjike.
Jashtëqitja është një tregues shëndeti. Cilësia e feçeve është mënyra se si trupi juaj ju sinjalizon që diçka nuk shkon ose nëse çdo gjë është në rregull. Kjo është arsyeja pse pyetjet që lidhen me lëvizjen e zorrëve janë një element kryesor në historinë e përgjithshme mjekësore të mjekut.
Çfarë është një jashtëqitje normale? Rreth 75% e jashtëqitjes suaj është ujë ndërkohë që pjesa tjetër është një kombinim i fibrave, qelizave, qenieve të gjalla dhe baktereve të vdekura dhe mukus.
Një lëvizje e rregullt e zorrëve do të konsiderohej asgjë më shumë sesa kalimi i jashtëqitjes 1-3 herë në ditë te një minimum në 3 herë në javë. Kur vjen puna te interpretimi i tyre mendoni gjithmonë për: formën, madhësinë, erën dhe hijen. Jashtëqitjet e shëndetshme kanë karakteristikat e mëposhtme:
Hija/ngjyra: Kafe e hapur deri në kafe mesatare. Forma: Forma S Madhësia: 1-2 inc në diametër dhe rreth 18 inc në gjatësi. Era: Duhet të ketë erë natyrale dhe jo shumë të pështirë.
2Çfarë tregon ngjyra? Kafe mesatare në kafe të çelët: Urime! Jeni në gjendje mëse normale. E zezë ose e kuqe e çelët: Kjo tregon një gjakderdhje të mundshme në traktin tuaj gastrointestinal.
E kuqja e çelët tregon gjak të freskët, që do të thotë gjakderdhje të traktit të ulët GI. Jashtëqitja e zezë shfaqet si rezultat i suplementeve të caktuara dhe mjekimeve ose konsumimi i licorice-s së zezë. Nëse feçet janë të zeza, shkoni menjëherë te doktori.
Jeshile: Kjo është paksa e habitshme të ndodhë. Mund të ndodhë për shkak të prezencës së një pigmenti biliar në feçet tuaja, kur vuani nga diarreja. Ushqimi shkon më shpejt nëpërmjet zorrëve, duke mos i lënë kohë trupit tuaj për të thyer pigmentin jeshil në ngjyrën normale (kafe). Ngjyra jeshile mund të jetë dhe rezultat i konsumimit të ushqimeve jeshile si perimet jeshile me gjethe ose madje dhe ngjyrues jeshilë ushqimor.
E verdha: Mund të tregojë një problem lidhur me fshikëzën, një infeksion ose një gjendje që referohet si sindroma e Gilbert’s. Nëse e shihni këtë ngjyrë, ju lutem konsultohuni me një doktor.
E bardhë ose gri: Kjo mund të tregojë probleme shumë serioze si cirroza, çrregullime pankreatike, hepatit, ose madje dhe kanal biliar i bllokuar. Konsultohuni me një doktor sa më shpejt të jetë e mundur. Përdorimi i antacideve mund të prodhojë feçe të bardha.
Nëse ka një rritje të mukusit, mund të jetë e lidhur me sëmundjet inflamatore të zorrëve si koliti ulceroz ose sëmundja e Crohn, që mund të jetë një shenjë e kancerit të zorrës së trashë.
Çfarë ju tregon forma: Gunga të vogla si arra që kanë vështirësi të kalojnë: Kjo tregon që ushqimi juaj ka qëndruar në zorrë për shumë kohë, duke shkaktuar që uji në feçe të ri-absorbohet. Mungesa e fibrave në dietën tuaj, shkakton që të formohen këto gunga të vogla.
Tepër likuide: Lëviz në zorrë shumë shpejt, pasi uji nuk është absorbuar. Kjo mund të vijë si rezultat i një diete të lartë me fibra, një pastrim të kohëve të fundit ose madje dhe një infeksion.
E hollë si laps: Nëse feçet tuaja duken të holla si lapsi, kjo mund të tregojë një masë të mundshme në zorrën tuaj të trashë. Mund të jetë një tregues i polipeve në zorrën e trashë apo dhe të kan cerit.
Rrjedh dhe mban shumë erë: Kjo tregon që trupi juaj nuk i ka absorbuar si duhet yndyrnat. Mund të vijë si rezultat i keq –absorbimit, mjekimeve të humbjes së peshës ose madje dhe Olestra (zëvendësues pa kalori për yndyrën).
-Në formë salsiçeje por e fortë dhe e thatë: Po qëndron në zorrët tuaja për shumë kohë, duke shkaktuar që uji të ri-absorbohet. Mund të jetë në sajë të kapsllëkut, dehidratimit apo madje dhe mjekimeve.
Jo-ekzistente: Nëse s’po kalon asnjë feçe, me shumë gjasa keni kapsllëk. Ju lutem pini sa më shumë ujë dhe mundohuni të rrisni marrjes e sasisë së fibrave dietike. Jashtëqitja është një formë që trupi përdor për të komunikuar. Mos injoroni atë çka trupi ka për të thënë. Është koha të dëgjoni.