
Dhi mbjet e shpinës mbeten një problem mjaft i përhapur në vendin tonë tek grupmosha të ndryshme, kjo edhe për shkak të stilit të jetesës. Vlera Lekaj, mjeke familje pranë Qendrës Shëndetësore Nr. 8 në Tiranë tregon për gazetën “Shëndet+” se përballet çdo ditë me pacientë me dhi mbje të shpinës për shkak të punës apo aktivitetit të sforcuar fizik. “Nëse dhi mbjet e vogla të shpinës nuk trajtohen në kohë, shton ajo, problemi mund të rritet duke dëmtuar nervin shiatik”.
Doktoreshë, cilat janë moshat më të prekura nga dhi mbjet e shpinës? Nga se shkaktohen ato?
Grupmoshat më të prekura nga dhi mbjet e shpinës janë 30-50 vjeç. Pra, të këtyre moshave janë kryesisht pjesa më e madhe e individëve që kërkojnë shërbim shëndetësor për shkak të dhi mbjeve. Po e fillojmë me dhi mbjet e shpinës, pasi nervi shiatik vjen si pasojë e tyre.
Ka 2 lloje të dhimbjeve të shpinës, ato janë ak. ute dhe kro nike. Dhi mbjet ak ute janë ato që duan një kohë dhe rikthehen sërish në gjendje fillestare, ndërsa dhi mbjet kronike praktikisht janë të vazhdueshme dhe duhen mjekuar gjatë gjithë kohës.
Dhi mbjet ak ute janë më të shpeshta tek të rinjtë, sepse ato vijnë nga një dëmtim i muskulit. Të rinjtë janë më aktivë në jetën e përditshme dhe dhi mbjet ak ute mund të ndodhin nga ndonjë sforcim fizik apo ngritje peshe. Pra, një sforcim i tillë mund të jetë burim dëmtimi për muskujt e shpinës, të cilët më pas japin dhi mbje.
Dhi mbja është shumë e fortë dhe mund të zgjasë deri në 3 javë. Edhe aktivitetet e përsëritura gjatë gjithë kohës janë po ashtu shkaktarë të dhi mbjeve ak ute të shpinës. Edhe qëndrimi në këmbë vazhdimisht. Kjo lidhet me punën dhe jep shkaqe ak ute, pra dhimbje të shpinës që mund të përmirësohen. Kohëzgjatja e dhi mbjeve ak ute të shpinës është 3 deri në 6 javë.
Çfarë u rekomandohet këtyre pacientëve?
Në varësi të rasteve, kryesisht pacientët e njohin probl ematikën dhe kujdesen që ti lehtësojnë dhi mbjet me mënyra të thjeshta, por nëse kjo nuk ka rezultate, pastaj ndërhyn mjeku i familjes dhe mjeku specialist. Sugjerimi ynë i parë si mjekë është që në vendin ku ndihet dhi mbja të mbahen sende të ftohta. Tjetër rekomandim janë il açet anti inflamatore si aspirina dhe ibuprofeni. Këto il açe jepen në një moment, kur pacientit nuk i qetësohen dhi mbjet.
Po seancat fizioterapeutike.
Edhe fizioterapia është një mënyrë e mirë për të shmangur dhi mbjet ak ute të shpinës. Është ajo që ne e quajmë streching. Streching përfshin ushtrime të vogla që ndihmojnë në lëvizjen dhe fitimin e elasticitetit. Pra, fizioterapia, aplikimi i trupave të ftohtë tek vendi i dhi mbjes ak ute, por edhe aplikimi i il açeve nga goja që janë anti inflamatorët.
Po sa i përket raportit femra-meshkuj?
Femrat kanë predispozitë më të madhe që të preken nga dhi mbjet e shpinës. Kjo pasi femrat vuajnë nga osteoporoza që është konsumimi i ko ckave për shkak të rënies së nivelit të kalciumit. Tek femrat, ko ckat mund të dobësohen edhe për shkak të shtat. zënive të mëparshme.
Nga ana tjetër, arsyet kryesore të shfaqjes së dhimbjeve akute të shpinës tek meshkujt, është aktiviteti i tyre fizik apo punët e rënda që mund të bëjnë. Në raportin gjinor të të prekurve nga dhimbjet akute të shpinës, numri i grave është më i lartë në raport me burrat.
Po dhi mbjet kro nike të shpinës, çfarë specifikash kanë?
Dhi mbjet kro nike i ndajmë gjithashtu në dy kategori. Dhi mbjet strukturore është grupi i parë, të cilat janë deformime të shtyllës kurrizore, të cilat mund të jenë të lindura ose të fituara. Nga vetë fjala strukturore kemi të bëjmë me deformim të shtyllës kurrizore. Ndërsa dhi mbjet kro nike mekanike hyjnë tek grupi i dytë.
Si pasojë e tyre shfaqen më pas edhe probleme të nervit shiatik. Dhi mbjet kro nike mekanike janë më të shpeshta. Grupmosha më e prekur nga këto dhi mbje është mbi 50 vjeç. Sa i përket shkaktarëve të dhi mbjeve kro nike janë të ndryshëm nga dhi mbjet ak ute.
Shkaku kryesor është dëmtimi i disqeve ndërmjet vertebrave të shtyllës kurrizore. Pat olo gjia e parë shëndetësore që sjell deformimi i këtyre disqeve është hernia diskale. Kjo ndodh pasi disku humb masën xhelatinoze që ka në brendësi dhe krijon forcë të madhe fërkimi mes vertebrave të shtyllës kurrizore.
Dhi mbja e hernies diskale është shumë e fortë. Ndërsa sëm. undjet degj ene rative (plakja dhe dobësimi i fasjeve muskulore) janë një tjetër kategori që konsiderohen shkaktare të dhi mbjeve të shpinës dhe më pas nervit shiatik.
